Gastronomët: Rreziku për mbyllje të bizneseve është shumë i madh

Ekonomi

Gastronomët: Rreziku për mbyllje të bizneseve është shumë i madh

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 11:01
Arian Vranica

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve ka thënë se bizneset kanë filluar të ndryshojnë kushtet nga frika e largimit të punëtorëve.

“Pronarët kanë filluar me i rritë pagat e me rregullu kushtet, por kjo nuk do të ketë ndikim e parandalim të ikjes së punëtorëve”, tha ai.

Bizneset e vogla do të dëmtohet më së shumti nga ikja e punëtorëve, deklaroi Vranica.

“Rreziku për tu mbyllur ndonjë biznes është shumë i lartë sidomos atyre të vogla, do të ketë reduktim të bizneseve të mëdha dhe të mesme. Nuk po na ikë vetëm një punëtorë por një fuqi konsumuese duke u ulë ky konsum po reduktohen edhe bizneset”, theksoi Vranica.

Më 18 Prill të vitit të kaluar, Parlamenti Evropian miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Zyrtarisht heqja e vizave për kosovarët u bë më 1 janar, 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat