Rizvanolli, investitorëve të mundshëm: Mos i harroni sistemet solare për ngrohje të ujit sanitar

Ekonomi

Rizvanolli, investitorëve të mundshëm: Mos i harroni sistemet solare për ngrohje të ujit sanitar

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 11:13
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë e si ministri kanë punuar që nga dita e parë kanë punuar për krijimin e mundësive për prodhim të energjisë së pastër.

Ajo këtë e ka thënë me rastin e lansimit të thirrjes publike për mbështetje të konsumatorëve familjarë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për investim në sisteme të energjisë së ripërtërishme.

“Fokusi është tek sistemet solare fotovoltaike, por mos i harroni edhe sistemet solare për ngrohje të ujit sanitar”, është shprehur Rizvanolli.

“Prej marrjes së mandatit ka qenë kërkesë se kur do të përkrahen qytetarët që të prodhojnë energji të pastër. Përgjigja ka qenë standard: Do ta bëjmë edhe këtë. Barrierat administrative kanë qenë shumë të l;arta dhe dëshironim që të mos ngutemi. Tri vjet pas fillimi të mandatit është bërë shumë në këtë aspekt nga të gjitha institucionet relevante”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat