Murati për “Superpunën”: 9.400 të rinj të punësuar për 11 muaj

Ekonomi

Murati për “Superpunën”: 9.400 të rinj të punësuar për 11 muaj

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 14:41
Hekuran Murati

Hekuran Murati, ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, ka pasur shumë lëvdata në lidhje me platofrmën e punësimit “Superpuna”, që u dizajnua nga Qeveria Kurti.

Murati ka shkruar se gjatë 11 muajve, përmes Superpunës, janë punësuar 9.400 të rinj.

Tutje, ministri Murati ka treguar se gjysma e të punësuarve kanë qenë gra.

“Superpuna tani zgjerohet për të përfshirë grupmoshat 18-29 vjeç.

9,400 të rinj të punësuar për 11 muaj.

67% e atyre që kanë kompletuar Superpunën, kanë vazhduar punë me kontratë të rregullt.

50% e të punësuarve janë vajza.” – ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat