​Më 9 nëntor do të mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë në shumën prej 25 milionë euro

Ekonomi

​Më 9 nëntor do të mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë në shumën prej 25 milionë euro

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 09 nëntor 2023 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2023.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat