Peci thotë se Isa nga Boletini është fituesi i mekanizmit bujqësor me vlerë 99 mijë e 800 euro

Ekonomi

Peci thotë se Isa nga Boletini është fituesi i mekanizmit bujqësor me vlerë 99 mijë e 800 euro

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 12:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se fermeri me emrin Isa nga Boletini, ka fituar një grante për mekanizëm bujqësor me vlerë 99 mijë e 800 euro.

Peci ka thënë se Isa nga Boletini është fermer i vyer dhe “mbarështon mbi 50 krerë lopë e viça dhe ka të kontraktuar edhe 50 hektarë tokë, të mbjella kryesisht me drithëra.”

“Sa herë jam në Boletin, emocionet janë të veçanta sepse edhe figurativisht përballem me thënien “guri i randë peshon n’ven të vet”!” – ka shkruar ndër të tjera ministri në Facebook.

Postimi i tij:

Mirëmëngjesi nga Boletini!

Isa nga Boletini është përfitues i Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022 për mekanizëm bujqësor në vlerë 99.800 euro.

Si fermer shumë i vyer Isa mbarështon mbi 50 krerë lopë e viça dhe ka të kontraktuar edhe 50 hektarë tokë, të mbjella kryesisht me drithëra.

Investimet në:

Bistricë

Boletin

Çabër

Vllahi

Rashan

Frashër

Koshtovë

Rahovë

Tunel të parë

Broboniq

Janë milionshe si asnjëherë më parë.

Sa herë jam në Boletin, emocionet janë të veçanta sepse edhe figurativisht përballem me thënien “guri i randë peshon n’ven të vet”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat