Ministria financon me mbi 180 mijë € sistemin e ujitjes në Junik, Peci: Investimet e rrisin rendimentin e produktivitetin

Ekonomi

Ministria financon me mbi 180 mijë € sistemin e ujitjes në Junik, Peci: Investimet e rrisin rendimentin e produktivitetin

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:23
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka parë nga afër fillimin e punimeve të investimit kapital në ujitje për rajonin e Junikut në vlerë me mbi 188 mijë euro.

Peci me këtë rast tha se gjatësia e këtij kanali është 4 mijë metra, ndërsa rreth 100 hektarë synohet të futen në sistem.

Ai u shpreh se janë të përkushtuar që përmes investimeve kapitale ta rrisin rendimentin dhe produktivitetin.

Së bashku me kryetarin e Junikut, Ruzhdi Shehu, për të shënuar fillimin e punimeve të investimit kapital në vlerë prej 188 mijë euro në krijimin e kanaleve të reja të ujitjes e që do të ketë efekt pozitiv në Komunën e Junikut e ku parashihet zgjerimi i kapaciteteve të ujitjes së tokave bujqësore të përfshijë një sipërfaqe prej 100 hektarëve”.

Ne jeni të përkushtuar si institucione që t’i ngrisim kapacitetet dhe angazhimet në kuadër të investimeve kapitale ta rrisim rendimentin dhe produktivitetin në vendin tonë. Ashtu kështu vitin 2023, e shënojmë vitin rekord të të mbjellave të gjitha kulturave bujqësore në Kosovë”, tha Peci.

E kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, tha se ky investim do të ndikojë pozitivisht te fermerët.

Kemi një përkrahje nga ministri Peci, e cila përkrahje do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik lokal të Junikut por edhe në krijim të kushteve rritjen e rendimenteve për shkak të qasjes më të lehtë të ujitjes së tokave nga ana e fermerëve tanë”, tha Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat