Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor

Diaspora

Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor

Më: 30 tetor 2026 Në ora: 23:26
Ilustrim

Policia greke ka zbardhur një vrasje të rëndë që ndodhi më 24 korrik të këtij viti, në lagjen Galaci të Athinës, ku si i dyshuar për kryerjen e krimit është identifikuar një 48-vjeçar shqiptar, Ilian Kola.

Sipas mediave greke, shqiptari kishte njohje me viktimën dhe e vizitonte herë pas here në banesën e tij. Gjatë këtyre vizitave, ai kryente punë apo shërbime të ndryshme për të, në këmbim të shumave të vogla të parave.

Pista kryesore e hetimeve është grabitja. Dyshohet se motivi i vrasjes lidhet me përvetësimin e parave dhe sendeve me vlerë nga banesa e viktimës.

Ndërkohë, sipas raportimeve, në banesën e viktimës pas ngjarjes janë konstatuar mungesa të parave dhe sendeve me vlerë. Hetimet e autoriteteve greke kanë çuar në identifikimin e 48-vjeçarit si të dyshuar për këtë vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat