Vdes në Austri afaristi i njohur nga Istogu, Ismet Rugova, vëllau i ish-kryetarit Haki Rugova

Diaspora

Vdes në Austri afaristi i njohur nga Istogu, Ismet Rugova, vëllau i ish-kryetarit Haki Rugova

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 09:54
Ismet Rugova

Me datë 09 shkurt 2024 në Vjenë të Austrisë, në moshën 57 vjeçare, ka ndërruar jetë inxhinieri dhe biznismeni nga Istogu, Ismet Rugova, themelues i kompanisë së njohur ndërtimore “Macon”.

Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të zhvillohet, me datë 15 shkurt, sot në ora 13:00, në fshatin Cerrcë, komuna Istog.

Ismet Rugova me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, arriti të bëhej një nga inxhinierët më të respektuar në fushën e ndërtimit dhe projektimit.

Kontributi i tij në projektet ndërtimore ishte i jashtëzakonshëm, duke ndihmuar në zhvillimin e infrastrukturës në të gjitha komunat e rrafshit të Dukagjinit dhe në realizimin e projekteve të mëdha të ndërtimit. Përveç karrierës së tij të suksesshme, Rugova ishte gjithashtu një biznismen i dalluar.

Ai themeloi dhe menaxhoi kompaninë e suksesshme ndërtimore “Macon”. Me aftësitë e tij menaxheriale dhe vizionin e tij të zhvillimit, ai arriti të krijojë vende pune dhe të kontribuojë në rritjen e ekonomisë së vendit.

Ismet Rugova la pas një trashëgimi të madhe në fushën e ndërtimtarisë dhe biznesit. Kontributi i tij dhe përkushtimi ndaj profesionit të tij do të kujtohet gjithmonë, duke u bërë burim frymëzimi për të gjithë ata që vijnë pas tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat