Humb 17-vjeçari shqiptar në Angli, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Diaspora

Humb 17-vjeçari shqiptar në Angli, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 20:47
Almaro Pjetri

Një 17-vjeçar shqiptar raportohet të ketë humbur në Canvey, Angli dhe nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Policia e Esexx ka publikuar të dhënat e adoleshentit dhe ka bërë thirrje për ndihmë për gjetjen e 17-vjeçarit, të identifikuar si Almaro Pjetri.

Almaro Pjetri përshkruhet me trup të hollë, me flokë të shkurtër të errët.

Ai për herë të fundit është parë i veshur me xhinse të zeza, një pallto të zezë dhe një çantë në krahë.

“Jemi të shqetësuar për të dhe duhet ta gjejmë për t’u siguruar që është mirë. Kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij është i lutur të telefonojë në numrin 101, duke përmendur incidentin 1203 të datës 8 dhjetor”, ka njoftuar policia angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat