“Shqiptarët të marrin leje pune”, prifti anglez iu del në mbrojtje: Ne kemi nevojë për ta

Diaspora

“Shqiptarët të marrin leje pune”, prifti anglez iu del në mbrojtje: Ne kemi nevojë për ta

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 09:47
Emigrantët e rinj shqiptarë duhet të dërgohen në Skoci

Prej disa kohësh tanimë politikanët dhe mediat britanike vazhdojnë retorikën e tyre të ashpër dhe në kufijtë e racizmit e diskriminimit ndaj shqiptarëve.

Sipas tyre shtetasit shqiptarë janë kriminelë dhe që duhet të deportohen menjëherë në Shqipëri.

Por ndërkohë që racizmi rritet ndaj shqiptarëve ka ende britanikë që i cilësojnë emigrantët si vlerë e shtuar për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Kreu i kishës në Manston, aty ku janë ndërtuar kampet për emigrantët thotë se emigrantët e rinj shqiptarë duhet të dërgohen në Skoci për të punuar atje dhe për t’i shërbyer ringritjes së ekonomisë.

I pyetur se çfarë duhet bërë me emigrantët, prifti Guy Wilson tha për The Epoch Times:

Përgjigja ime politikisht korrekte është se ne kemi një detyrë ligjore që të kujdesemi për ta, t'i pengojmë ata, të ofrojmë strehim dhe ushqim për ata. Por ne kemi një fuqi punëtore të reduktuar në Angli dhe Skoci dhe shumë nga këta emigrantë të rinj nga Shqipëria janë të moshës 18 deri në 30 vjeç. Mundësia e punësimit të tyre duhet të shihet nga kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon. Ata mund të bashkohen me fuqinë punëtore. Ata mund të marrin leje pune për të punuar në Skoci dhe të rrisin në mënyrë të konsiderueshme ekonominë dhe produktivitetin skocez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat