Vrau brutalisht një mësuese në Londër, 36-vjeçari shqiptar pranon autorësinë e krimit

Diaspora

Vrau brutalisht një mësuese në Londër, 36-vjeçari shqiptar pranon autorësinë e krimit

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 17:07
Koçi Selamaj, Sabina Nessa

36-vjeçari shqiptar, Koçi Selamaj, ka pranuar përballë autoriteteve britanike autorësinë për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa.

Dyshohet se Selamaj ka udhëtuar nga shtëpia e tij në Eastbourne të Londrës, për në bregun jugor, me qëllim kryerjen e asaj që prokuroria pretendon se ishte një sulm ‘i paramenduar dhe grabitqar’.

Mësuesja, 28 vjeçare, u gjet e vdekur në Cator park, Kidbrooke, në juglindje të Londrës, më 18 shtator, një ditë pasi doli nga shtëpia e saj për të takuar një mik në një bar aty pranë.

Prokuroria tha gjatë seancës gjyqësore se Nessa u godit me një cope druri rreth 60 cm të gjatë nga dikush që fillimisht besohej se ishte i huaj.

Selamaj, nga Eastbourne në East Sussex, u paraqit në gjykatë për seancën paraprake të enjten, ku dhe pranoi fajësinë për krimin e rëndë.

Gjykatësi, z. Justice Wall, tha se faktet e pranimit të fajësisë dhe pranimit të Selamajt se “ai është personi përgjegjës për vdekjen” mund të raportohen nga media.

Anëtarët e familjes së viktimës u ulën në gjykatë pak metra larg të pandehurit në bankën e të akuzuarve, i cili ndihmohej nga një përkthyes shqiptar. Seanca e radhës për të pandehurin u la më 25 Shkurt të vitit të ardhshëm.

Trupi i Nessa-s, mësueses së klasës së parë fillore në shkollën Rushey Green në Catford, u gjet i mbuluar me gjethe pranë një qendre komunitare në park. Viktima dhe autori shqiptar ishin të panjohur me njëri tjetrin, duke bërë që të mbeten mister arsyet e ngjarjes së rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat