Tubim i organizuar nga Ministria e Jashtme dhe Diasporës

Diaspora

Tubim i organizuar nga Ministria e Jashtme dhe Diasporës

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Në Stuttgart të Gjermanisë, nga Ministria e Diasporës Shqiptare, u organizua një tubim, me përfaqësues të Shoqatave, klubeve dhe shoqërive, në Baden-Württemberg, me moton:”Dialogu me Mërgatën.”

U përzgjodh Shtutgarti, për këtë takim të rëndsishëm, sepse është qendra, ku ka vepruar Sali Çekaj, Hero i Kosovës, me shokë, për mbijetesën e Kosovës dhe afirmimin e saj, në arenën ndërkombëtare, deri në organizimin e luftës, për çlirim, liri dhe demokraci. Kjo simbolikë shtonte edhe peshën e takimit.

Të gjithë e dimë se zonja Donika Gërvalla, është njohëse e shkëlqyer e veprimtarive në shumë fusha të Mërgatës tonë.
Fillimisht zonja Gërvalla, përshëndeti të pranishmit  dhe falënderoi për kontributet e dhëna, për popullin dhe vendin tonë. Ndër të tjera Ajo tha: “Jemi këtu për të dëgjuar  mendimet e Juaja të ndryshme, për ta përgaditur një plan-pojekt, përmes ekspertëve profesionist të lëmive të ndryshme, për ta ndimuar Diasporën, në fusha të ndryshme…”

Morën pjesë shumë kryetarë dhe përfaqësues të Shoqatave, ku edhe u shtruan pyetje të ndyshme.

Përgjigjet i dhanë: Zonja Donika Gërvalla-Schwarz, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zonja Liza Gashi, zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Pjesë e takimi ishte edhe zëvendës-Konsulli i Republikës së Kosovës në Konsullatën e Stuttgart-it, z. Gramoz Berisha, familje kjo cila gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, ka humbur mbi 50 antarë.  Pushofshin në paqe!

Pyetjet kishin këto përmbajtje: Për bashkëpunimim e Shoqatave, me palën gjermane. Hapjen e sa më shumë shkollave shqipe me mësim plotësues. Mundësitë për koordinimin dhe kontaktet, me ministritë e arsimit të landeve gjermane, sepse disa nuk paguajnë arsimtarët shqiptarë…Deri me tani, arsimi është zhvilluar në baza vullnetare dhe arsimtarët, në disa lande-republika, janë paguar nga prindërit…
Një arsimtare u ankua se dy shtetet tona, Shqipëri dhe Kosovë, duhet të dalin me një program dhe tekste të njëjta shkollore, për të gjitha trojet e Shqipnisë Etnike, sepse tani kemi edhe mërgatën tonë nga Shqipëria, neve nuk mund të punojmë me dy palë tekste te ndryshme…

Pyetje kishte rreth kontributeve të Shoqatave, për çështjen tonë kombëtare dhe mundësitë e qeverisë, për një koordinim më të mirë në mes vete. Një tjetër diskutues tha: “Të kontaktojmë me palën gjermane, të bëjmë më shumë reklama për botën perëndimore, për ta vizituar Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera shqiptare, për turizëm dhe hapjen e mundësive për investime të ndryshme”.

Bashkëbisedimi më përfaqësues të Mërgatës, ishte i sinqertë e vëllazëror, si nga ministrja Gërvalla, ashtu edhe nga bashkëpunëtorja e saj, zëvendësminstrja Liza Gashi, të cilat, me përgaditjen solide intelektuale të tyre si dhe me njohjen mirë të problematikave, që ka sot, mërgata jonë, si pjesë integrale e Atdheut – Kosovë.

Unë, Xhafer Leci: "Zonja Donika Gërvalla, është folur dhe premtuar shumë, për luftimin e krimeve të ndryshme. Kam frikë se zor e ka qeveria Kurti, të plotësojë premtimet për luftimin e krimeve gjithëfarëshe, sepse deri më tani, asnjë “peshk i madh”, nuk është  burgosur, kur dihet se plaçkitësit, e pasurive tona të përbashkëta kombëtare, nuk kanë të ngopur".

Ministrja Gërvalla: “Kjo nuk është aq punë e lehtë, por jemi duke punuar në atë drejtim dhe shpresojmë, me ndihmën edhe të faktorit ndërkombëtar, të cilët janë shumë të interesuar për luftimin e krimeve, do ja arrijmë….”

Kur bëjmë fjalë për krimet, Donikë Gërvalla, qysh në fillimet e vrasjeve politike, ndërshqiptare, ka reaguar, publikisht dhe botërisht, duke bërë edhe adresimin e saktë të tyre. Dhe nuk ka heshtur asnjëherë, se krimet duhet hetuar, zbuluar dhe ndëshkuar, me ashpërsinë që parashikojnë ligjet vendore.

Është kjo arsyeja që zonja Gërvalla sulmohet, kaq egërsisht dhe padrejtësisht, nga elementët e inkriminuar, kundërshtarët politikë të së majtës ekstreme, të bashkuar në koalicionin PAN. Në sulmet e porositura, kundër zonjës Donikë Gërvalla, janë bashkuar edhe kalemxhinjtë e paguar, analistë e banalistë, nga opozita e inkriminuar në krime dhe korrupsion.

Pëndryshe, zonja Donikë, me drejtëpeshimin dhe parimësinë unike, qendron stoike, e pamposhtur, në idealet për të cilat punoi, luftoi dhe u flijua babai i saj, Jusuf Gërvalla. E tillë u dëshmua edhe në takimin mbresëlënës, me përfaqësuesit e Shoqatave, klubeve dhe organizmave të tjera të Mërgatës Shqiptare, më 4 dhjetor 2021, në Shtutgart. Me përformancën e saj të shkëlqyer, ajo përmbushë, në mënyrën më të mirë të mundshme, misionin fisnik të diplomacisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat