Me fshesë duke pastruar gjethet e kanabisit, si u kap shqiptari në “shtëpinë e barit” në Angli

Diaspora

Me fshesë duke pastruar gjethet e kanabisit, si u kap shqiptari në “shtëpinë e barit” në Angli

Më: 6 janar 2021 Në ora: 12:00
Ilustrim

Historia e shqiptarit, Dritan Pepa i kapur në një shtëpi ku kultivohej kanabis në Stoke ka tërhequr mjaft vëmendjen e mediave britanike.

Media lokale “StokeSentinel” raporton se 41-vjeçari shqiptar u kap nga policia para një shtëpie ku kultivohej kanabis duke pastruar gjethet e lëndës narkotike që kishin rënë në asfalt.

Policët mbërritën në adresën ku ndodhej shtëpia, në të cilën kultivohej kanabis pas një njoftimi me telefon nga banorët e zonës, të cilë ishin të shqetësuar nga zhvillimet aty.

Kur shkuan policët, Pepa ishte me një fshesë me korrent në dorë duke pastruar asfaltin prej gjetheve të kanabisit.  Pas kontrollit të kryer, policia gjeti në shtëpi edhe 178 bimë të tjera kanabisi, si edhe mjaft vazo të tjera bosh. Këto të fundit ishin prerë dhe larguar, ndoshta pas përfundimit të ciklit të rritjes.

Pas arrestimit, Pepa i tha policisë se i kishte 27 mijë paund borxh një grupi kriminal shqiptarësh, të cilët më pas e kishin detyruar që të punonte në “shtëpitë e barit” për të shlyer detyrimin.

Ai tha se kishte udhëtuar në ishull me kamion dhe më pas ishte vënë në kontakt me grupin kriminal të shqiptarëve, të cilët i kishin thënë se duhej të punonte në shtëpinë në fjalë deri sa të shlyhej borxhi.

41-vjeçari shqiptar u dënua me 12 muaj burg nga autoritetet britanike me akuzën e kultivimit të drogës së kategorisë “B”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat