Rusia kërkon heqjen e sanksioneve të OKB-së kundër Koresë së Veriut - Bota Sot
Rusia kërkon heqjen e sanksioneve të OKB-së kundër Koresë së Veriut

Bota

E premte, 17 gusht 2018

Rusia kërkon heqjen e sanksioneve të OKB-së kundër Koresë së Veriut

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 23:58
Rusia kërkon heqjen e sanksioneve të OKB-së kundër Koresë së Veriut

Rusia i kërkoi sot Këshillit të Sigurimit në OKB që të analizojë heqjen progresive të sanksioneve ekonomike kundër Koresë së Veriut pas marrëveshjes së nënshkruar me SHBA-në për denuklearizimin e vendit.

OKB-ja miratoi vitin e kaluar tre seri sanksionesh të ashpra kundër Phenianit, që prekin kryesisht eksportin e karbonit, hekurit, peshkimin dhe tekstilin, si dhe limitoi furnizimin e saj me naftë.

Këto masa u vendosën pas lëshimit të raketave dhe një testi bërthamor të kryer nga Pheniani, që u gjykua kërcënues nga komuniteti ndërkombëtar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test