Reagime optimiste pas takimit Trump-Kim - Bota Sot
Reagime optimiste pas takimit Trump-Kim

Bota

E enjte, 16 gusht 2018

Reagime optimiste pas takimit Trump-Kim

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 20:46
Në Pekin, Ministri i Jashtëm Wang Yi i tha gazetarëve se Kina shpresonte që bisedimet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut mund të sillnin më në fund një marrëveshje paqeje, e cila do t’i jepte fund zyrtarisht Luftës Koreane.

Udhëheqës në mbarë Azinë dhe nga vende të tjera janë shprehur me tone optimiste për të ardhmen, pas takimit historik mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un në Singapor.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili ishte i pari që filloi bisedime diplomatike me regjimin e izoluar, duke i hapur rrugën takimit të Singaporit Trump-Kim, shprehu besimin për “ç’armatosjen e plotë bërthamore dhe paqen” në Gadishullin Korean. Ai pranoi se thuajse nuk kishte kishte fjetur dot fare një natë më parë.

Në Pekin, Ministri i Jashtëm Wang Yi i tha gazetarëve se Kina shpresonte që bisedimet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut mund të sillnin më në fund një marrëveshje paqeje, e cila do t’i jepte fund zyrtarisht Luftës Koreane.

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha në një konferencë të përbashkët për shtyp së bashku me udhëheqësin e Malajzisë, Mahathir Mohomad, që vizitoi Japoninë, se Koreja e Veriut “do të ketë një të ardhme të shkëlqyer, në se ndjek rrugën e duhur”. Përmes një deklarate me shkrim, të publikuar disa orë më vonë, Kryeministri Abe tha se premtimi i Phenianit për ç’armatosje të plotë bërthamore, është një hap i parë pozitiv për një rezolutë gjithëpërfshirëse.”

Në Rusi, Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, tha se Moska është e gatshme të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes, sipas një njoftimi të agjencisë ruse të lajmeve, Tass.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test