Presidenti kuban: Numër i madh viktimave

Bota

Presidenti kuban: Numër i madh viktimave

Më: 18 maj 2018 Në ora: 21:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan i kompanisë kubane ”Cubana de aviacion” me 104 pasagjerë në bord u rrëzua sot pak kohë pas nisjes nga aeroporti ”Jose Marti” i Havanës, duke shkaktuar një numër të madh viktimash.

Tre persona kanë mbijetuar dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

”Ka ndodhur një aksident i tmerrshëm. Informacionet e deritanishme nuk janë inkurajuese. Besohet se ka një numër të madh viktimash”, u shpreh për median presidenti kuban Miguel Diaz-Canel, i cili mbërriti menjëherë në zonën e aksidentit, transmeton ATSH.

Diaz-Canel përmendi praninë në bord të nëntë anëtarëve të ekuipazhit shtetas të huaj.

Burime nga aeroporti dhe disa dëshmitarë okularë u shprehën për median se avioni “Boeing 737” u rrëzua pak pas ngritjes nga pista e aeroportit, në momentin e marrjes së kthesës së parë.

Avioni është rrëzuar në një fushë në afërsi të aeroportit, nga ku u dallua një re e dendur tymi, përpara se të mbërrin forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit.

Televizioni shtetëror njoftoi se avioni ishte marrë me qera nga kompania ajrore ”Cubana de aviation”, por pa specifikuar pronarin e saj.

Aksidenti i fundit ajror u shënua në Kubë në prill të vitit 2017, ndërsa një avion transporti i forcave të armatosura u rrëzua me tetë persona në bord në një rajon malor në perëndim të vendit.

Në vitin 2010, një avion “ATR-72” i kompanisë kubane ”Aerocaribbean” që lidhte Santiagon me Havanën, u rrëzua në qendër të ishullit, ku vdiqën 68 persona, përfshirë 28 të huaj./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat