NATO mbledhje të jashtëzakonshme, SHBA, Franca dhe Britania njoftojnë për operacionin në Siri

Bota

NATO mbledhje të jashtëzakonshme, SHBA, Franca dhe Britania njoftojnë për operacionin në Siri

Më: 14 prill 2018 Në ora: 12:40
Sulmet në Siri

(E plotësuar) - Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania do të njoftojnë të dërguarit e NATO-s lidhur me sulmet ajrore të koordinuara drejt Qeverisë siriane, ka thënë një zyrtar i aleancës.

Takimi i 29 ambsadorëve në NATO pritet të fillojë rreth orës 13:00.

NATO nuk është përfshirë në sulme, mirëpo Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg ka thënë të shtunën përmes një deklarate se ai mbështet sulmet.

“Ky hap do të kufizojë kapacitetin e regjimit për të kryer sulme me armë kimike kundër popullit sirian”, ka thënë ai.

Ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin ka kundërshtuar veprimin e SHBA-së dhe aleatëve të saj duke kërkuar mbajtjen e një takimi urgjent në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai e ka cilësuar këtë hap si “akt të agresionit kundër shtetit sovran që po konfrontohet me terrorizmin”.

****

Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s, do të takohet në një mbledhje të jashtëzakonshme për të biseduar rreth sulmeve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj regjimit të Asadit.

Zyrtari i NATO-s në deklaratën për AA tha se, Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s sot do të mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm në selinë e NATO-s në Bruksel dhe se aleatët do të diskutojnë në lidhje me sulmet ndaj regjimit të Asadit.

Përfaqësuesit e Britanisë, Francës dhe SHBA-ve në këshill do t’i informojnë aleatët e tjerë në lidhje me sulmet ndaj Sirisë.

Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s do të mblidhet nën kryesimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të përhershëm të 29 shteteve anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat