Franca, SHBA-ja, të përkushtuara për shkatërrimin e IS-it

Bota

Franca, SHBA-ja, të përkushtuara për shkatërrimin e IS-it

Më: 4 prill 2018 Në ora: 16:59
Presidentët Emmanuel Macron dhe Donald Trump - foto arkivi

Franca dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që të shkatërrojnë grupin militant Shteti Islamik, tha zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron, pas bisedës së këtij të fundit me homologun amerikan, Donald Trump.

"Franca dhe SHBA-ja janë të vendosura të vazhdojnë me veprimet e tyre brenda koalicionit ndërkombëtar për ta luftuar deri në fund këtë organizatë terroriste", tha përmes një deklarate Pallati Elysee.

"Asgjë nuk do të na largojë nga synimi për të parandaluar ringjalljen e Shtetit Islamik në rajon, dhe për të mundësuar një proces politik gjithëpërfshirës në Siri", shtoi ajo.

Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011. Mbi 360,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat