Acarohen raportet Rusi-Britani

Bota

Acarohen raportet Rusi-Britani

Më: 17 mars 2018 Në ora: 17:08
Fuqia ushtarake Britani - Rusi

Rusia u kundërpërgjigj pas largimit të diplomatëve të saj. 23 diplomatëve britanikë i është kërkuar të largohen nga vendi brenda një jave, bëri të ditur Ministria e Jashtme e Rusisë.

Një shkallëzim tjetër i konfliktit mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë: Rusia vendosi të dëbojë 23 diplomatë britanikë si kundërpërgjigje për largimin e diplomatëve rusë nga Britania e Madhe pas helmimit me gaz nervor të një agjenti të dyfishtë rus, Sergej Skripal dhe vajzës së tij. Diplomatët duhet të largohen brenda një jave nga Britania e Madhe, bëri të ditur Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ambasadori britanik, Laurie Bristow, u thirr për sqarime në Moskë. Qeveria ruse po ashtu tërhoqi miratimin për hapjen e konsullatës britanike në Shën Peterburg. Edhe institucioni kulturor britanik, British Council duhet të ndalë veprimtarinë e tij në Rusi.

Rusia e injoroi një ultimatum të britanikëve për zbardhjen e atentatit me helm nervor. Në një deklaratë të përbashkët, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe SHBA kanë bërë përgjegjëse Rusinë për këtë akt. Por Moska i hedh poshtë akuzat. Londra vendosi si kundëreagim sanksione kundër Moskë. Ndërkohë ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson shfaqi dyshimin se porosia për atentatin me gjasë ka ardhur drejtpërdrejt nga Kremlini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat