Vrasësi i Floridës mbahet në paraburgim pa të drejtë depozitimi

Bota

Vrasësi i Floridës mbahet në paraburgim pa të drejtë depozitimi

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 00:06
Ilustrim

Një gjykatë në Florida ka urdhëruar sot që sulmuesi Nikolas Cruz, i akuzuar për vrasjen e 17 personave në shkollën e mesme, të mbahet në paraburgim pa të drejtë lirimi me depozitë.

Cruz u shfaq në seancën gjyqësore i lidhur me pranga dhe me roje prapa shpinës, ndërsa avokatja e tij nuk paraqiti ankesë kundër vendimit të gjykatës.

Nikolas Cruz dje ka marrë jetën e 17 personave në një shkollë të mesme në Florida, ndërsa ka plagosur dhjetëra të tjerë. Ai ishte nxënës i kësaj shkolle, ndërsa masakrën e kishte paralajmëruar vitin e kaluar gjatë një postimi në rrjetet sociale, për të cilën kishte njohuri edhe FBI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat