E vërteta e errët pas buzëqeshjeve dhe kërcimit të koreanoverioreve

Bota

E vërteta e errët pas buzëqeshjeve dhe kërcimit të koreanoverioreve

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 20:45
ilustrim

Mes sportistëve të bashkuar me Korenë e Jugut, Veriu komunist dërgoi në lojërat olimpike PyeongChang 2018 edhe një grup nxitësesh tifozësh.

Grupi i vajzave ka tërhequr shumë vëmendje me koreografinë perfekte që dhurojnë në shkallët e stadiumit.

Por, pas buzëqeshjes dhe tingujve popullorë të vajzave koreanoveriore fshihet një e vërtetë e hidhur. Në Korenë e Jugut shumë mendojnë se dërgimi i tyre nga Peniani komunist është pjesë e një “ofensive sharmi”.

“Përmes tyre, Kim Jong-un kërkon që të shmangë vëmendjen nga testimet bërthamore, kampet e brutale të përqendrimit, ekzekutimet dhe gjendjen e rënduar që po kalon populli korean në veri”, thuhet në mediat e Seulit.

Vajzat kontrollohen rreptësisht. Ato janë të shoqëruara vazhdimisht nga një personel mashkullor, madje edhe kur shkojnë në tualet, apo dalin për të ngrënë. Asnjëra prej tyre nuk mund të bëjë një hap pa u shoqëruar.

Han Seo-hee është një ish-anëtare e këtij grupi. Ajo ka dezertuar duke u shpëtuar kthetrave të komunizmit.

“Të jesh pjesë e këtij grupi duhet të kesh një gjatësi të caktuar, të mbushësh moshën e caktuar, por edhe të rrjedhësh nga familjet e duhura. Të gjitha aplikantet me prejardhje nga familje “me njollë” refuzohen”, tregon ajo.

Koreanojugorët e kanë vënë re. “Duket që në portretet e tyre, që në buzëqeshjen e sforcuar se nuk janë të lira. Ka shumë policë që i mbrojnë”, thotë një spektatore e lojërave olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat