(E plotësuar) - Më shumë se 100 persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie tropikale që përfshiu Filipinet jugor, ndërsa dhjetëra të tjerë vazhdojnë të rezultojnë të humbur.Stuhia Tembin shkaktoi përmbytje të shpejta duke shkrirë edhe disa pjesë të ishullit Mindanao.
Dy qytetet më të goditura ishin Tubod dhe Piagapo, ku një numër shtëpish u ‘varrosën’ nga gurët, transmeton KosovaPress.
Filipinet vuajnë rregullisht nga stuhitë vdekjeprurëse tropikale, megjithëse Mindanao nuk është goditur shpesh.
Stuhia Tembin përfshiu erëra të forta me shpejtësi deri në 80km/h.
Stuhi vdekjeprurëse në Filipine, të paktën 90 të vdekur
Të paktën 90 persona kanë mbetur të vdekur nga stuhitë tropikale që kanë përfshirë jugun e Filipineve, teksa dhjetëra të tjerë janë zhdukur.
Stuhia Tembin solli përmbytje të menjëhereshme dhe rrëshqitje në ishullin Mindanao. Dy qytete janë godityur keq, Tubod dhe Piagapo, ku një numër shtëpisë u zunë poshtë nga gurët.
Tembin, me një shpejtësi prej 80 kk/h, tashmë ka kaluar përmes Mindanaos, dhe po shkon drejt majës jugore të Palawan, para se të lëvizë më tej në perëndim. Filipet kanë vuajtur rregullisht nga stuhitë vdekjeprurëse, por Mindanao nuk është goditur shpesh.