Si të luftosh komunizmin? Koreano-veriorët kanë gjetur mënyra të ngjashme me shqiptarët

Bota

Si të luftosh komunizmin? Koreano-veriorët kanë gjetur mënyra të ngjashme me shqiptarët

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 17:21
ilustrim

Një regjim diktatorial zgjat deri ne momentin që populli vendos të ngrihet dhe ta luftojë. 

Sipas medieve ndërkombëtare kjo po ndodh pak nga pak edhe në Korenë e Veriut, pasi kanë ikur ditët kur koreano-veriorët shikonin vetëm propagandën në e sponsorizuar nga shteti në televizor.

Ashtu si shqiptarët që mundoheshin te shihnin fshehurazi kanalet italiane, pavarësisht kundërshtimti të regjimit të Enver Hoxhës, duket se edhe koreanët po luftojnë komunizmin me mënyra të ngjashme.

Brenda shtetit sekret të Koresë së Veriut, disa gazetarë të guximshëm, të njohur si Frontline”  kanë ndjekur disa koreano-veriorë të cilët luftojnë kundër regjimit.

Disa punojnë jashtë vendit për të rrëzuar Kim ndërsa të tjerët e sfidojnë autoritetin nga brenda.

“Syri.net” ju sjell disa nga mënyrat që kanë gjetur koreanët për t’ju kundërvënë regjimit komunist.

1. Dërgimi i balonave me para

Edhe pse qeveria e Koresë së Veriut e konsideron  Amerikën si armik, dollarët amerikanë ende pranohen si valutë. Për të ndihmuar bashkëqytetarët e tyre, dezertorët në Kinë fluturojnë balona plot me dollarë përtej kufirit. Një dollar mund të blejë dy ditë për ushqim për një familje në vështirësi në shtetin komunist.

2. Dezertorët nga Koreja e Veriut dalin në shfaqje televizive

Ata dalin publikisht në shfaqje televizive në Korenë e Jugut dhe rrëfejnë jetën në komunizëm.  Është e paligjshme të shikosh në Korenë e Veriut, por shumë njerëz mundohen të largojnë edhe familjet dhe ti marrin në Seul.

3. Ata shikojnë fshehurazi shfaqjet televizive dhe filmat e huaj

Është rreptësisht e ndaluar të shpërndash ose të shikosh shfaqje televizive dhe filma të huaj në Korenë e Veriut. Kim Jong-un thuhet se ka dërguar forcat e sigurisë në kërkime shtëpiake nëpër shtëpi për DVD dhe disqe të paligjshme. Por koreanoveriorët, nga zyrtarët e partisë deri tek vajzat adoleshente , vazhdojnë t’i shohin gjithsesi, kurioz për botën e jashtme. Këtu, dy vajza që shikojnë një shfaqje të huaj në një kompjuter portativ, dhe frikësohen kur dëgjojnë një trokitje në derë.

4. Populli po bëhet me i gatshëm  për të përballuar autoritetet

Gjatë viteve të fundit, pamjet e kontrabanduara nga vendi tregojnë se Koreja e Veriut ka protestuar rregullat që mendojnë se janë të padrejta, për shembull  ndalimin që gratë

të mbajnë pantallona. Njerëzit duket se po shtyjnë kufijtë e ndërmarrjes private: Këtu një grua që drejton një shërbim të paligjshëm autobusësh përballet me një oficer të ushtrisë, i cili po përpiqet ta ndalojë.

5. Filmime të fshehta q që qeveria nuk dëshiron që njerëzit t’i shohin

Një rrjet i koreano-veriorëve brenda vendit, të pajisur me kamera dore, kanë dokumentuar në heshtje histori të papritura, si dyqane të mbushura me mallra që askush nuk mund t’i blejë se nuk janë ne shitje, por per tu dukur dyqanet plot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat