Rusia bombardon forcat antixhihadiste, aleat të SHBA-ve

Bota

Rusia bombardon forcat antixhihadiste, aleat të SHBA-ve

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 19:34
Ilustrim

Një forcë siriane antixhihadiste e mbështetur nga SHBA-të, akuzoi sot aviacionin rus se ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj luftëtarëve të saj në lindje të Sirisë.

Është hera e parë që Forcat Demokratike Siriane (FDS) shprehen se janë bërë shënjestër e sulmeve ajrore të Rusisë, aleate e regjimit sirian në konflikt. Ato kishin akuzuar edhe më parë regjimin për sulme ajrore ndaj tyre në provincën fqinje të Rakës.

Në këtë luftë komplekse me shumë protagonistë, forcat e mbështetura nga pala ruse dhe ato të mbështetura nga SHBA po ndërmarrin ofensiva të ndryshme për të larguar grupin xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS) nga Deir Ezzor, provinca e fundit e kontrolluar nga ISIS-i thuajse në të gjithë territorin e Sirisë.

Ofensiva e proregjimit po përqendrohet në qytetin e Deir Ezzor, kryeqendra e provincës që mban të njëjtin emër që shtrihet në perëndim të provincës së pasur me naftë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat