Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se ka pasur një “takim të jashtëzakonshëm” me presidentin rus Vlaldimir Putin.
“Takim i jashtëzakonshëm ishte ai i djeshmi me Vlladimir Putinin”, ka thënë Trump në fillim të takimit me kryeministren britanike Thereza May, në ditën e fundit të samitit G20 në Hamburg.
Takimi i presidentëve të SHBA-ve dhe Rusisë që duhej të zgjaste tri orë, është përmbyllur pas dy orësh e gjysmë.
Ata kanë arritur marrëveshje për ndërprerje të zjarrit në jugperëndim të Sirisë, ka njoftuar Asociated Press duke u thirrur në burime anonime të zyrtarëve amerikanë.
Siç thuhet ndërprerja e luftimeve do të duhej të hyjë në fuqi më 9 korrik në mesditë sipas kohës lokale në Damsak.