Formohet mekanizmi tresh për mbikëqyrjen e armëpushimit në Siri

Bota

Formohet mekanizmi tresh për mbikëqyrjen e armëpushimit në Siri

Më: 25 janar 2017 Në ora: 13:42
Alepo, Siri

Vendet garantuese të negociatave të Sirisë në kryeqytetin Astana të Kazakistanit, Turqia, Rusia dhe Irani morën vendim për formimin e një mekanizmi tresh për mbikëqyrjen e armëpushimit në Siri.

Komunikata e përbashkët e miratuar nga tre vendet në fjalë në fund të negociatave të paqes në Siri, u lexua nga ana e Ministrit të Jashtëm të Kazakistanit, Kajrat Abdurahmanov.

Sipas tekstit të komunikatës, mekanizmi tresh për mbikëqyrjen e armëpushimit i formuar nga Rusia, Turqia dhe Irani do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e armëpushimit në terren.

Tre vendet garantuese, të cilat theksuan se kriza në Siri nuk ka ndonjë zgjidhje ushtarake, i bënë thirrje shoqërisë ndërkombëtare për ti vënë në zbatim hapat e marra me rezolutën Nr. 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbështetur procesin politik në Siri.

Në deklaratë bëhet e ditur se Turqia, Rusia dhe Irani përkrahin kërkesën e grupeve opozitare për pjesëmarrje në negociatat e Gjenevës, ndërsa tre vendet theksojnë se duhet bërë dallimi mes grupeve të armatosura opozitare dhe grupeve terroriste në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat