Stoltenberg: Veprimet globale të NATO-s “mbrojtëse dhe proporcionale”

Bota

Stoltenberg: Veprimet globale të NATO-s “mbrojtëse dhe proporcionale”

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 23:47
Stoltenberg

Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se veprimet e aleancës ndër vite kanë qënë “mbrojtëse dhe proporcionale” në përputhje me angazhimet ndërkombëtare. Duke folur në takimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Stamboll, zoti Stoltenberg përmendi edhe marrëdhëniet me Rusinë, përpjekjet e dështuara për grusht shteti në Turqi si dhe zgjedhjet precidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Stoltenberg tha se NATO po ndjek një kurs me dy pista ndaj Rusisë, “forcim i mbrojtjes, i shoqëruar me dialog kuptimplotë”.

“Çdo veprim i NATO-s ka karakter mbrojtës dhe proporcional në bazë të angazhimeve ndërkombëtare. Para veprimeve agresive të Rusisë në Ukrainë, NATO nuk kishte plane për dërgimin e trupave në zonën lindore të aleancës. NATO ka synim të parandalojë konflikte dhe jo të provokojë konflikte. Kemi besim të patundur dhe plotësisht të përkushtuar për një qasje me dy pista ndaj Rusisë; mbrojte të fuqishme të shoqëruar me dialog kuptimplotë.”

Lidhur me përpjekjet e dështuara për grusht shteti në Turqi, shefi i NATO-s tha se ky veprim është “kujtesë e kthjellët” se demokracia dhe liria nuk mund të shihen si të mirëqëna dhe se “duhen mbrojtur fuqishëm”.

“Ky takim në Turqi vjen katër muaj pas dështimit të grushtit të shtetit. Duhet të shërbejë si kujtesë se demokracia dhe liria nuk mund të merren si të mirëqëna por duhen mbrojtur fuqishëm. Në shtator, u takova me ligjvënës nga të gjitha forcat kryesore politike. Natën e grushtit të shtetit ata nxituan për në parlament, të bashkuar në mbrojtje të institucioneve të tyre demokratike. Më kanë lënë përshtypje mbresëlënëse dhe dua ti përshendes për guximin dhe vëndosmërinë e tyre ndaj demokracisë.”

Zoti Stoltengerg tha se do të punojë me administratën e re amerikane që vjen në muajin janar nën drejtimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump. Ai tha se “ndarja e barrës do të forcojë edhe më tej lidhjen Trans-Atlantike.

“Partneriteti Evropiano-Amerikan ka qënë i fuqishëm për pothuajse 70 vjet. Një partneritet që gjithmonë ka patur mbështetjen e të gjitha administratave në Shtetet e Bashkuara. Ndarja më e mirë e barrës do ta bëjë këtë parneritet edhe më të fuqishëm.”

Duke folur në takim, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se, Ankaraja ka nevojë për mbështetjen e botës në luftën kundër terrorit, ndërsa akuzoi veçanërisht B.E.-në dhe Amerikën për qëndrime jo të qarta lidhur me grupet që Ankaraja i cilëson si terroriste.

Zoti Erdogan tha se pa Turqinë, që vepron si zonë ndarëse mes “organizatave terroriste” dhe pjesës tjetër të botës, “terroristët do t’i vënë zjarrin botë duke sjellë gjakderdhje”.

“Turqia është pengesë e vërtetë mes organizatave terroriste dhe pjesës tjetër të botës, kryesisht Evropës. Në se ne dështojmë, nëse bie kjo pengesë, terroristët do t’i vënë zjarrin botës dhe të sjellin gjakderdhje.”

Ai i bëri thirrje Washingtonit dhe fuqive të tjera që të rishqyrtojnë propozimin e Turqisë për krijimin e një zone ndalim-fluturimi në veri të Sirisë.

“Të shpallim një zonë të sigurtë në Siri, që do të jetë e spastruar nga terroristët. Kjo mund të bëhet, ndërsa Turqia trajnon dhe furnizon forcat lokale dhe do të pasohet me ndërtimi kryesisht të zonave të banuara, nëse ju na mbështesni financiarisht. Le të shpallim një zonë të ndaluar fluturimi.”

Zoti Erdogan përsëri kritikoi mbështetjen e aleatëve për luftëtarët kurd në Siri që luftojnë kundër grupit Shteti Islamik. Turqia i konsideron luftëtarët kurd të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara si një focë e lidhur me militantët kurd të nxjerrë jashtë ligji në Turqi./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat