4000 ushtarë të NATO-së në kufirin rus, vazhdojnë “lojërat e luftës”

Bota

4000 ushtarë të NATO-së në kufirin rus, vazhdojnë “lojërat e luftës”

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 17:59
Ushtarë të NATO-së

Jo shumë larg nga kufiri i Rusisë, në Lituani sot ka filluar ushtrimi më i madh ushtarak në të cilin marrin pjesë 4000 ushtarë nga 11 vende të NATO-së.

Siç raporton RT, “lojërat e luftës” kanë për qëllim që të testojnë gatishmërinë e vendeve Baltike që sa më shpejt të mund të dislokojnë numër të madh të ushtarëve.

Ushtrimi i quajtur “Shpata e hekurt” do të zgjas deri më 2 dhjetor dhe do të mbahet në dy lokacione në Lituani.

Në ushtrime po marrin pjesë ushtarë nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Kanada, Polonia, Rumania, Sllovenia, Luksemburgu, Lituania, Estonia dhe Letonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat