NATO në mobilizim urgjent

Bota

NATO në mobilizim urgjent

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 20:14
Ilustrim

Më shumë se 300.000 trupa të NATO-s janë vënë në gatishmëri të lartë në kohën e tensioneve në rritje në mes të Rusisë dhe vendeve baltike, që është mobilizimi më i madh i NATO-s që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se shpreson që në këtë mënyrë do të mundësohet përgatitja e mijëra ushtarëve për t’u përgjigjur në mënyrë më efikase në rast të një situate lufte, raporton Independent.

Në tetor, NATO-ja kishte bërë të ditur se është duke mobilizimin e 4000 trupa shtesë, për t’i dërguar në shtetet baltike pranë kufirit me Rusinë.

Në një anketë që është bërë me qytetarët polakë, del se më shumë se 70 për qind e polakëve besojnë se ushtria e tyre duhet të mbështes Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, nëse një nga këto vende sulmohet nga Rusia.

Ky solidaritet i madh u rrit, si duket, për shkak të politikës së Rusisë, pas aneksimit të Krimesë dhe konflikteve separatiste në Ukrainë, të filluara në mars 2015.

Megjithatë, vetëm 30 për qind e polakëve të rritur dëshirojnë përfshirjen në një forcave të armatosura, paramilitare apo të brendshme në rast të një sulmi.

Por, çdo i katërti polakë do të sakrifikonte shtëpinë tij ose një shumë të madhe parash, por vetëm tre për qind do të rrezikonin jetën apo shëndetin e të dashurve të tyre.

Polonia dhe të tre vendet baltike i përkasin NATO-s dhe sulmi në njërën prej tyre, automatikisht konsiderohet si një sulm ndaj tërë Aleancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat