Japonia dhe Rusia me menaxhim të përbashkët të ishujve kontestues

Bota

Japonia dhe Rusia me menaxhim të përbashkët të ishujve kontestues

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 08:44
Kryeministri japonez Shinxo Abe

Japonia planifikon t'i propozojë Rusisë që së bashku të menaxhojnë me Ishujt kontestues Kurile, me qëllim që të zgjidhet kjo çështje, e cila qe 70 vite ka krijuar tensione në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryeministri japonez Shinxo Abe thotë se do ta bind presidentin rus, Vladimir Putin gjatë takimit më 15 dhjetor që të fillojnë negociata për propozimin.

Kontesti rreth katër ishujve, të cilat Japonia i quan ‘territore veriore’, ndërsa Rusia i konsideron si pjesa jugore e Ishujve Kurile, paraqet problem për Moskën dhe Tokion që të nënshkruajnë marrëveshje paqësore për ndërprerje zyrtare të Luftës së Dytë Botërore.

"Unë do ta zgjidh atë kontest territorial dhe do t'i vë fund gjendjes së padurueshme, në të cilën nuk kemi marrëveshje paqësore veç më 71 vite pas Luftës, dhe do të krijoj kushte për bashkëpunimin japonez-rus në sfera të ekonomisë dhe energjetikës", deklaroi para një muaji kryeministri japonez në Parlament.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë japoneze të Punëve të Jashtme, Jasuhira Kavamura i hodhi poshtë pohimet e mediave se Japonia planifikon t'i japë propozim të tillë Rusisë, duke theksuar se "nuk ka ndryshime në pozitën e Tokios".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat