Konflikti për pronën, 39-vjeçari vret me automatik djalin e xhaxhai

Kronikë e zezë

Konflikti për pronën, 39-vjeçari vret me automatik djalin e xhaxhai

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 09:17
Autori Ilir Dodaj

Krimi brenda familjes shfaqet përsëri. Këtë herë një ngjarje e rëndë është shënuar një tjetër vrasje në Mirditë, ku një 39-vjeçar ka qëlluar për vdekje djalin e xhaxhait të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Perlat i Epërm në Mirditë. Viktima është 52-vjeçari Mark Dodaj, ndërsa autori i ngjarjes është identifikuar djali i xhaxhait të tij, Ilir Dodaj. Burime nga Policia e Mirditës bëjnë me dije se Mark Dodaj është transportuar në spital menjëherë pas ngjarjes ku mbeti i plagosur rëndë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra në trup.

Menjëherë pas vrasjes, në drejtim të vendngjarjes janë nisur forca të shumta policore si dhe dy grupe të FNSH. Identifikimi i tij është bërë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia rrethoi banesën e autorit i cili qëndronte i armatosur dhe i kërkoi atij të dorëzohej. Mark Dodaj iu dorëzua policisë pas rreth një orë negocimi me Forcat Speciale. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Ndërkohë, nga hetimet paraprake, burimet bëjnë me dije se kjo ngjarje e rëndë ka ardhur si pasojë e një konflikti veruar mes dy kushërinjve, që në thelb qëndron prona. “Një konflikt për një sipërfaqe tokë që vijonte prej vitesh duket se është bërë shkak për vrasjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Perlat i Epërm të Mirditës”, janë shprehur burimet. Dy kushërinjtë, 52-vjeçari Mark Dodaj dhe autori i kësaj ngjarje, 39-vjeçari Ilir Dodaj, fillimisht janë konfliktuar fizikisht. Por Doda nuk e ka lënë me kaq dhe ka shkuar në banesën e tij, ku ka marrë armën dhe është rikthyer tek parcelat, ku kishte nisur sherri.

39-vjeçari ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj Ilir Dodaj, i cili mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk mundi të mbijetonte. Më pas Mark Dodaj, me armën e krimit me vete është fshehur në banesën e tij. Ai u rrethua nga forca të shumta policore dhe pas rreth 1 orë negociata, pranoi të dorëzohej. Në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestrua edhe arma e krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat