Gjyshja i komenton në Facebook, acarohet vajza: "Nuk e prisja nga ti"

Life style

Gjyshja i komenton në Facebook, acarohet vajza: "Nuk e prisja nga ti"

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 21:41
Chloe Gallacher, një vajzë nga Skocia

Kjo vajzë 19 vjeç, ishte e kënaqur me fotot që ngarkonte në rrjetet sociale. Megjithatë, gjyshja e saj ka lënë një koment që ajo nuk e priste.

Kjo është ajo që ka ndodhur me Chloe Gallacher, një vajzë nga Skocia, e cila ka publikuar një selfie në profilin e saj në Facebook.

"Më në fund, një selfie pa filtrin e qenit", shkruante ajo në postimin e fotos.

Por nuk kaluan 20 minuta dhe Chloe ka marrë një koment brutal dhe më e keqja është se ishte nga personi më pak i pritshëm. Mary Kennedy, gjyshja e saj, nuk kishte simpati për mbesën.

"Sa super do të ishte nëse do të humbje në peshë," shkroi gjyshja 70 vjeçe për mbesën e saj.

Chloe ishte e tronditur pasi lexoi komentin.

"Faleminderit gjyshe. Unë nuk e di nëse duhet të qesh apo të qaj në këtë moment", ia ktheu vajza.

Fotoja u bë më virale pasi një person e publikoi atë në rrjetet sociale me titullin: "Kur gjyshja juaj është një egër".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat