Ajeti në Torino

Futboll

Ajeti në Torino

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 17:17
Arlind Ajeti

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti do të jetë përforcimi i parë në këtë sesion të afatit kalimtar për ekipin e Serie A, Torino. Marrëveshja mes klubit torinez dhe lojtarit është arritur mbrëmjen e të mërkurës, raportojnë mediat italiane.  Ish-futbollisti i Frosinones është gati të nisë aventurën e tij të re me ekipin “granata”, pas zhvillimit të analizave mjekësore.  Ajeti ka qenë prej futbollistëve më të mirë në Euro 2016. Ai kishte treguar formë të jashtëzakonshme në petkun e Shqipërisë në takim me Francën dhe Rumaninë. Loja e Ajetit ishte vlerësuar lart nga mediumet e ndryshme ndërkombëtare, sepse ishte cilësuar se i kishte dhënë siguri të madhe kuqezinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat