Flet burri i deputetes: Gruaja ime u vra nga urrejtja

Evropë

Flet burri i deputetes: Gruaja ime u vra nga urrejtja

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 23:21
Jo Cox

Burri i deputetes së parlamentit anglez, Jo Cox, e cila vdiq sot pasi u sulmua me armë zjarri dhe thikë, ka bërë thirrje që të luftohet ndaj urrejtjes që e vrau atë.
“Sot fillon një kapitull i ri i jetës tonë. Më i vështirë, më i dhimshëm, pa gëzime e pa dashuri. Unë, familjarët dhe miqtë e Jo do të punojmë çdo moment të jetës tonë që të dashurojmë dhe t’i mësojmë fëmijëve tanë që të luftojnë kundër urrejtes që e vrau Jo”.

“Ajo do të dëshironte që në këtë moment të ndodhnin dy gjëra, e para që fëmijët të jenë të mbuluar me dashuri dhe e dyta që të gjithë ne të bashkohemi për të luftuar kundër urrejtjes që e vrau atë”.

“Jo, nuk do kishte asnjë pendesë për jetën e saj, ajo ka jetuar çdo ditë deri në maksimum”, ka thënë burri i saj, Brendan Cox.

Sulmi ndaj deputetes së Partisë Laburise nga Batley dhe Spen ka ndodhur në West Yorkshire.

Mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj, duke thënë se nuk mundi t’iu përballojë plagëve të rënda që i mori nga sulmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat