Provimet e maturës, përjashtohen 12 maturantë

Shqipëria

Provimet e maturës, përjashtohen 12 maturantë

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 16:09
Matura shteterore, Shqiperi

Dymbëdhjetë maturantë janë përjashtuar nga provimet e maturës pasi kanë shkelur rregullat e testimit shtetëror.

Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, tha sot se arsyet e përjashtimit janë: kopjimi, identiteti i rremë dhe mungesa e etikës së komunikimit.

Ndërsa në lidhje me denoncimet të publikuara në rrjetet sociale se teza ka qarkulluar nëpërmjet celularëve, Malaj tha se do të bëhen kallëzime penale për rastet ku abuzimi konstatohet.

Rastet kanë të bëjnë me provimet që janë zhvilluar deri tani në lëndët Letërsi dhe Gjuhë e Huaj.

Të premten, mbi 40 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testimit në lëndën e matematikës.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat