BBC lavdëron Granit Xhakën

Futboll

BBC lavdëron Granit Xhakën

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 19:02
Vellezrit Xhaka

Mesfushori zviceran, Granit Xhaka, dhe vëllai i tij më i madh, Taulanti, janë bërë vëllezërit e parë që kanë luajtur si kundërshtarë në një Kampionat Europian.

Dhe sipas ekspertit të BBC-së, Danny Murphy, Granit Xhaka, ka treguar se ka të ardhme të ndritur në skenën e futbollit europian.

Graniti ka treguar një nivel të lartë të lojës duke krijuar dy shanse për bashkëlojtarët e tij dhe po ashtu duke qenë njeriu që ka pasur prekje të topit më shumë nga të gjithë lojtarët në fushë.

Murphy ka thënë po ashtu se “(Granit) Xhaka është një lojtar që gjithmonë kthehet mbrapa për të fituar topin dhe nivelin e pasimit e ka shumë të mirë, prandaj është mjaft i balancuar në lojën e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat