Toka e sekuestruar në Himarë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Kronikë e zezë

Toka e sekuestruar në Himarë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 09:03
Himarë

Për sekuestrimin e sipërfaqes së tokës (33 ha) në Himarë, janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit për Lefter Gjergji, 57 vjeç, banues në Himarë, si dhe A.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë ish-jurist pranë ZVRPP Vlorë (i shpallur në kërkim).

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, më datë 10.05.2016, në kuadër të procedimit penal nr.414/2016, regjistruar për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor dhe vendosjen e masës së sigurimit pasuror "Sekuestro Preventive", mbi bazën e të cilit është sekuestruar një sipërfaqe toke prej 33 ha (tridhjetë e tre hektarë tokë) në vendin e quajtur "Dhrale Adhendra" Palasë, Himarë, të falsifikuara nga Lefter Gjergji si pronë e tij, ndihmuar nga ish-juristi A. Sh. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, ka rezultuar se Lefter Gjergji, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara ka regjistruar pranë ZVRPP Vlorë, pronën e lartpërmendur, e cila kap vlerën e 33 milionë eurove. Nga ana e saj policia ka nisur punën për kapjen dhe arrestimin e ish-juristit A.Sh., dhe vendosjen e tij përpara drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat