Shkencëtarët: Virusi Zika më i rrezikshëm nga sa mendohet

Bota

Shkencëtarët: Virusi Zika më i rrezikshëm nga sa mendohet

Më: 5 maj 2016 Në ora: 14:52

Shkencëtarët në Brazil kanë dhënë alarmin lidhur me Virusin Zika, i cili mund të jetë edhe më i rrezikshëm nga sa mendohej.

Ata kanë deklaruar për BBC se Zika mund të ketë dëmtime neurologjike të mëdha, duke pasur një raport ndikimi tek foshnjat në 1 nga 5 gra të prekura.

Normat e rritjes së infeksionit Zika në disa pjesë të Brazilit janë ngadalësuar në sajë të një informacioni më të mirë për parandalimin e sëmundjes.

Por, kërkimi për një vaksinë është ende në fazat e hershme dhe Zika vazhdon të përhapet në të gjithë rajonin.

Shumica e mjekëve dhe studiuesve mjekësore janë dakord se ka një lidhje midis virusit Zika dhe mikrocefalia, ku foshnjat kanë lindur me kokat e parregullta të vogla për shkak të zhvillimit të kufizuar të trurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat