Policia turke gjuan gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Stamboll

Bota

Policia turke gjuan gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Stamboll

Më: 1 maj 2016 Në ora: 17:23

Policia turke ka gjuajtur gaz lotsjellës dhe bombola uji për t’i shpërndarë protestuesit në Stamboll, të cilët kishin zgjedhur Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre.

Protestuesit thërrisnin: “Poshtë Fashizmi” dhe ‘Rroftë 1 Maji”, përderisa bënin përpjekje për të marshuar në drejtim të sheshit kryesor të Stambollit, Taksim.

Përgjatë gjithë qytetit kishte masa të rrepta të sigurisë, pasi kryeqyteti turk është goditur dy herë këtë vit nga sulme vdekjeprurëse, për të cilat fajësohet grupi ekstremist Shteti Islamik.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, raportoi se autoritetet kanë vendosur rreth 25 mijë policë dhe 120 automjete të kanoneve me ujë në Stamboll për festimet e 1 Majit, përderisa policia vëzhgonte rrugët nga helikopterët që fluturonin mbi qytet.

Sikurse vitet e kaluara, autoritetet ndaluan protestat e 1 Majit në sheshin Taksim, i cili ishte rrethuar në orët e hershme të ditës së sotme.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe gjuajti ujë për ta ndalur një grup prej rreth 150 njerëzish që ia kishin mësyer këtij sheshi.

Anadolu raportoi se të paktën 40 njerëz janë arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat