Nairobi, shtatë të vdekur nga rrëzimi i një ndërtese

Bota

Nairobi, shtatë të vdekur nga rrëzimi i një ndërtese

Më: 30 prill 2016 Në ora: 16:15

Ekipet e shpëtimit në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, po kërkojnë për persona që mund të kenë mbijetuar, pasi përmbytjet shkaktuan rrëzimin e një ndërtese banimi shtatë katëshe. Të paktën shtatë vetë kanë gjetur vdekjen dhe një numër i papërcaktuar mund të jenë të bllokuar brenda.

Autoritetet thanë sot se mbi 120 vetë janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital për mjekim.

Banesa ishte në një lagje të varfër dhe të mbipopulluar të Nairobit.

Shirat e rrëmbyer shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në shumë zona të qytetit dhe e kanë bërë të vështirë lëvizjen e ekipeve të specializuara të shpëtimit.

Me zgjerimin e klasës së mesme në Kenia, ka pasur rritje të kërkesës për njësi banimi, por ka shqetësim se në komplekset e reja nuk po zbatohen standardet e duhura të sigurimit teknik. Një numër banesash janë rrëzuar gjatë vitit të kaluar duke vrarë mbi 12 vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat