​Radikalët pro-rusë të Dverit mbesin jashtë Parlamentit serb

Bota

​Radikalët pro-rusë të Dverit mbesin jashtë Parlamentit serb

Më: 29 prill 2016 Në ora: 18:04

Komisioni Elektoral Republikan i Serbisë (RIK) ka publikuar rezultatet e fundit të zgjedhjeve parlamentare serbe që u mbajtën më 24 prill, bazuar në 99.82 për qind të materialeve elektorale.

Sipas këtij Komisioni, koalicioni mes Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) dhe Lëvizjes Dveri nuk ka arritur që të kalojë pragun për të hyrë në Parlamentin e Serbisë për një përqindje minimale, duke marrë vetëm 4.99 për qind të votave, raportojnë mediat serbe, transmeton KosovaPress.

Janë gjithsej 188,534 vota për Dverin që figurojnë për këtë parti pas numërimit.

Dveri njihet si Lëvizje me qëndrime të ashpra ndaj Bashkimit Evropian, NATO-s e SHBA-së, derisa ende mban gjallë frymën pro-ruse në Serbi.

Po sipas këtyre rezultateve, koalicioni mes Partisë Social-Demokrate (SDS), Partisë Liberal-Demokratike (LDP) dhe Lidhjes Social-Demokrate të Vojvodinës, ka kaluar pragun zgjedhor me 5.02 për qind të votave, duke siguruar ulëse në Parlament.

Ndërsa, Partia Progresive e Serbisë (SNS), e udhëhequr nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka marrë 48.24 për qind të vot ave, edhe pse ishte raportuar nga rezultatet preliminare zgjedhore se partia e Vuçiqit kishte fituar mbi 50 për qind të votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat