​Moment magjik, foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat (Foto)

Bota

​Moment magjik, foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat (Foto)

Më: 29 prill 2016 Në ora: 12:58

Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet një moment ‘magjik’ kur një foshnje nxirret e gjallë nga rrënojat, pas sulmeve të djeshme në spitalin e qytetit Alepo, ku të vdekur mbetën 60 persona.

Ekipet e shpëtimit kishin reaguar në mënyrë të shpejtë kur kishin parë fëmijën, koka e të cilit ishte mbuluar me gjak.

Fëmija u tërhoq me shpejtësi dhe kujdes nga rrënojat, për të marrë pastaj trajtimin për lëndimet e shkaktuara nga rrënojat.

Fillimisht fëmija ishte i heshtur, por me të larguar nga rrënojat, ai filloi të qajë dhe të jap shenja jete, për t’u dërguar pastaj me ambulancë në spital.

Të paktën 60 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmet e djeshme në Siri, ku ishte sulmuar spitali në qytetin e Apelos.

Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar situatën si ‘katastrofike’ dhe kanë kërkuar bashkëpunimin e Moskës dhe Uashingtonit për të ‘shpëtuar’ armëpushimin në këtë shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat