Tmerrohet stafi i televizionit, një person futet brenda me bombë (Video)

Bota

Tmerrohet stafi i televizionit, një person futet brenda me bombë (Video)

Më: 28 prill 2016 Në ora: 23:40

Një person i veshur me kostum ka tmerruar stafin e televizionit Fox Tv në Amerikë, duke i kërcënuar ata se ai kishte me vete një bombë.

I dyshuari i veshur me kostum u fut në zyret e Fox Tv dhe i tha stafit se ai kishte një eksploziv të vendosur në gjoksin e tij.

Pamjet e kapura jashtë objektit tregojnë personin i cili mbante edhe maskë mjekësore të bardhë dhe syze.

Pasi objekti u lirua nga stafi, i dyshuari doli jashtë dhe u përball më forcat policore.

Siç shkruan Dailymail, i njëjti pasi injoroi urdhrat e policisë, u qëllua nga një snajperist.

Në vendin e ngjarjes dolën edhe teknikët e eksplozivëve për ta analizuar pajisjen që ai e kishte të vendosur në trupin e tij.

Dyshohet se i veshuri me kostum i tha stafit të televizionit se kishte një pajisje me informacione shumë të rëndësishme. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat