Kryeministri indian i ftuar të mbajë një fjalim në Kongresin amerikan

Bota

Kryeministri indian i ftuar të mbajë një fjalim në Kongresin amerikan

Më: 28 prill 2016 Në ora: 21:05

​Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Paul Ryan, ka ftuar sot kryeministrin indian, Narendra Modi, të mbajë një fjalim në Kongres më 8 qershor, me rastin e vizitës së tij në Uashington.

“Miqësia mes SHBA-së dhe Indisë është një shtyllë e stabilitetit në një rajon të rëndësishëm të botës”, deklaroi Paul Ryan.

Modi është kryeministri i pestë indian që mban një fjalim para Kongresit, një ftesë që i bëhet vetëm krerëve të vendeve mike dhe aleate të SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat