Francë, protesta të dhunshme kundër reformës së punës

Bota

Francë, protesta të dhunshme kundër reformës së punës

Më: 28 prill 2016 Në ora: 20:42

​Qindra mijëra të rinj dhe anëtarë të sindikatave kanë protestuar në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera anembanë Francës kundër një projektligji të reformës së punës që pritet të diskutohet në martën në Parlamentin vendas. Protestat kanë degjenuar në dhunë mes palëve, ku policia franceze ka përdorur gaz lotsjellës dhe pompa uji dhe mjete të tjera për të shpërndarë turmën agresive.

Gjithçka nisi pasi protestuesit sulmuan forcat e rendit me bomba Molotov, gurë dhe sende të tjera të forta.

Sipas autoriteteve vendase, dhjetra persona janë arrestuar pas dhunës dhe kaosit të krijuar në shumë qytete si Nantes, Lyon, Rennes dhe Paris.

Protestuesit janë kundër projektligjit të ri, i cili redukton pagesat e orëve shtesë, kurse sindikatat thonë se nuk është koha për një reformë të tillë kur papunësia ka prekur shifrën e 10 përqindëshit.

Grevat dhe protestat çuan në ndërprerjen e udhëtimeve të transportit publik si dhe në anulimin e fluturimeve në Parisit.

“Projekt-ligji është gati për t’u debatuar në dhomën e ulët të parlamentit. Ne i bëjmë thirjje qeverisë dhe parlamentit, se mbetemi të vendosur për të kundërshuar ligjin dhe ata kanë shansin që ta modifikojnë”, tha Jean-Claude Mailly, udhëheqësi i organizatës “Force Ouvriere”.

Gr evat dhe protestat janë organizuar nga shtatë sindikata, të cilat thonë se ligji favorizon bizneset dhe diskriminon punëtoret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat