Arrestohen katër persona me dyshimin për përgatitjen e sulmeve terroriste

Bota

Arrestohen katër persona me dyshimin për përgatitjen e sulmeve terroriste

Më: 28 prill 2016 Në ora: 17:46

Një çift bashkëshortësh dhe dy burra janë të dyshuar për përgatitjen e sulmeve terroriste në territorin italian u arrestuan mëngjesin e sotëm, të cilët kishin planifikuar të niseshin për të luftuar në Siri duke marrë me vete edhe dy fëmijët e tyre, njoftoi Prokuroria e Milanos (veri).

Të dyshuarit po përgatisnin një sulm terrorist në Romë, pikë referimi për të krishterët”, sqaroi gjatë një konference shtypi prokurori i Milanos, Maurizio Romanelli.

Çifti i cili banonte në Lecco, në liqenin e Komos (veri) synonte të udhëtonte në Siri me dy fëmijët e tyre 2 dhe 4 vjeç për të luftuar përkrah organizatës së Shtetit Islamik (ISIS).

Një shtetas maroken 23 vjeçar, vëllai i një personi të dëbuar nga Italia në janarin e vitit 2015 mbi dyshimet e terrorizmit ishte bashkuar me ta. Një tjetër shtetas maroken u arrestua gjithashtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat