I paguan faturën e darkës, turku qëllon për vdekje shokun e tij

Bota

I paguan faturën e darkës, turku qëllon për vdekje shokun e tij

Më: 28 prill 2016 Në ora: 12:52

Një turk ka qëlluar për vdekje shokun e tij pasi ky i fundit pagoi faturën e darkës së tyre në një restorant të Stambollit.

Idris Akalus qëlloi me armë dhe vrau Hasan Erdemir pas një debati se kush do paguante për supën e tyre orët e para të së dielës.

Kamerat e sigurimit CCTV tregojnë Erdemir teksa paguan faturën, para se Alakus të shfaqet në video e të drejtojë armën drejt dy burrave që po darkonin.

Sipas Telegraph, Erdemir iu bashkua Alakus dhe dy miqve të tij pak më vonë, dhe ngjarja ndodhi pasi Alakus donte të paguante faturën por zbuloi se miku i tij ishte treguar më “i shkathët”.

Alakus u largua nga skena , por u kap shumë shpejt nga policia dhe pritet që shumë shpejt të dënohet për vrasjen e Erdemir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat