Rusia lëshon raketën e parë nga kosmodromi i ri

Bota

Rusia lëshon raketën e parë nga kosmodromi i ri

Më: 28 prill 2016 Në ora: 08:47

Rusia ka lëshuar raketën e parë nga kosmodromi i ri, Vostoçni, me një ditë vonesë për arsye teknike.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka udhëtuar në rajonin e Lindjes së Largët për të parë nga afër ngjarjen.

“Përkundër dështimeve, Rusia mbetet lider botëror për lansimet në hapësirë”, ka thënë Putin.

Raketa Sojuz ka bartur sot tre mikrosatelitë në orbitë.

Baza e re e nisjes së raketave në Vostoçni është cilësuar nga Kremlini si hap i madh përpara, pavarësisht vonesave të shumta në ndërtim dhe buxhetit prej 6 miliardë dollarësh.

Ajo shihet si mjet për të zvogëluar varësinë e Rusisë nga kosmodromi në Kazakistan.

Rusia ka paguar qira për përdorimin e këtij kosmodromi në vlerë prej 115 milionë dollarësh në vit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat