Rritja ekonomike e Britanisë shënon nivelin më të ulët që nga 2012

Bota

Rritja ekonomike e Britanisë shënon nivelin më të ulët që nga 2012

Më: 28 prill 2016 Në ora: 07:20

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Britanisë në tremujorin e parë të këtij viti, u rrit me 0.4%, në krahasim me rritjen 0.6% të tremujorit të 4-të të vitit të kaluar, duke shënuar një uljen më të dukshme pas vitit 2012.

Byroja e Statistikave e Britanisë, u shpreh se nuk ka dëshmi që ngadalësimi i rritjes ekonomike ka lidhje me referendumin për shkëputjen nga BE-ja që do të zhvillohet më 23 qershor.

Por shumë institucione të analizës së tregut vunë në dukje se paqartësia e sjellë nga shkëputja e Britanisë do të ushtrojë presionin mbi investimet e ndërmarrjeve duke penguar rritjen ekonomike të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat