Greqi, fermerët protestojnë përpara parlamentit

Bota

Greqi, fermerët protestojnë përpara parlamentit

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 17:06

​Mijëra qytetarë grekë, shumica e të cilëve fermerë, kanë protestuar për ditën e dytë radhazi përballë ndërtesës së Parlamentit.

Grumbullimi i tyre ka qënë paqësor dhe nuk ka patur incidente. Qytetarët janë shprehur se nuk do të pranojnë reformën e pensioneve si dhe masat e tjera shtrënguese ekonomike.

“Me reformën e re, ne do të paguajmë 27% të fitimit për pensionet dhe 26 përqind për taksat. Kjo do të thotë se ne humbasim gjithsej 53% të të ardhurave. Nëse shtojmë këtu shpenzimet e tjera, përfshirë kostot e prodhimit, krahun e punës, e shumë shërbime të tjera, praktikisht ne mbetemi pa asgjë. Si supozohet që të mbijetojmë?”

Fermerët nga e gjithë Greqia kundërshtojnë reformat e planifikuara të qeverisë në skemën e pensioneve, të cilat rritin me trefish kontributet e tyre të sigurimit social dhe rrisin gjithashtu tatimin mbi të ardhurat, të cilat deri tani kanë qenë të subvencinuara tërësisht nga shteti.

Më herët këtë javë, Tsipras tha se ai ishte i gatshëm të zhvillojë bisedime me fermerët për një ndryshim të lehtë të detyrimeve, por ata kundërshtuan propozimet e tij. Greqia mori 86 miliardë euro nga kreditorët ndërkombëtare, duke premtuar në këmbim të reformave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat